Hyseni: PSD nuk ka pasur oferta për të qenë pjesë e qeverisë së re

48
Advertisement

Anëtari i Kryesisë i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni ka komentuar mundësinë e përfshirjes së këtij subjekti në qeveri.

Advertisement

Hyseni, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se deri më tani nuk ka pasur ndonjë komunikim zyrtar me drejtuesit e PSD-së për mundësinë e përfshirjes në qeveri.

“Ka pasur komunikime të njerëzve të ndryshëm por asnjëherë nuk ka pasur ofertë apo kërkesë për resorë të caktuar”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Duke folur për procesin e zgjedhjes së qeverisë së re, ai ka thënë se personalisht do të preferonte zgjedhje të reja por thotë se juridikisht është në rregull procesi.

“Formimi i një qeverie të re është legale pasi sistemi ynë është parlamentar. Në sisteme të pastra parlamentare si ky I yni në zgjedhje shkohet kur nuk ka parlament e jo kur nuk ka qeveri”.

Hyseni thotë se edhe moralisht LDK ka të drejt të formojë koalicion me AAK-në dhe NISMA-n pasi sipas tij partitë nuk kanë pasur vija të kuqe mes tyre.

“Ky është sistemi që ne jemi pajtuar. I pari ka përparësi por nuk mund të bllokojë gjithçka pasi nuk ka më kuptim shumica”, tha ndër të tjera Zgjim Hyseni.

PostAdssFotoja e reklamës