1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Hyseni: Policia punoi mirë, prokuroria dhe gjykatat lanë për të dëshiruar

Sot u mbajt konferenca përmbyllëse për vitin 2016 për Ministrinë e Punëve të Brendshme. Pjesë e saj ishte edhe ministri Skender Hyseni i cili, në këtë konferencë ka lavdëruar punën e policisë së Kosovës, por për prokurorët dhe gjykatat tha se “lënë për të dëshiruar”

Ministri i Punëve të Brendshme, Skendet Hyseni në konferencën përmbyllëse të vitit tha se është bërë punë e madhe në adresimin e problemit të trafikimit me qeniet njerëzore, për të cilat tha se i përgëzon të gjithë që gjatë vitit 2016 kanë shënuar rezultate.
“Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë qenë shumë të suksesshme në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore”, tha ministri, duke shtuar se me keqardhje thotë se trajnimi i rasteve kriminale nga prokuroritë dhe gjykatat më vonë, lë shumë për të dëshiruar.
Ai gjithashtu ka potencuar se policia e Kosovës ka zhvilluar 900 operacione të ndryshme, të cilat i cilësoi si të suksesshme.
“Policia e Kosovës gjatë vitit që po e lëmë pas ka zhvilluar mbi 900 operacione të ndryshme, disa nga ato operacione shumë komplekse, por absolutisht të suksesshme. Ka goditur mbi 38 grupe kriminale duke arrestuar 1,246 persona dhe ka ushtruar 1,154 kallëzime penale”, tha ai.
Sa i përket fushës së terrorizmit, Hyseni tha se Policia e Kosovës ka trajtuar 47 raste, janë arrestuar 33 persona dhe janë ngritur 30 kallëzime penale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img