Ministri i Brendshëm, Skender Hyseni gjatë qëndrimit të tij në Bërdo të Sllovenisë në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimori cili u mbajt në nivel të ministrave të brendshëm, ka thënë se është temë bosht ndërtimi i një sistemi integral i sigurisë në Ballkanin Perëndimor
Ai ka thënë se ka folur gjerësisht për të arriturat e Kosovës në fushën e migrimit ilegal, trafikimit të paligjshëm me armë, luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit dhe dhunshëm.
Gjithashtu Hyseni tregon se është takuar me ministren e Punëve të Brendshme të Sllovenisë, Vesna Gyorkos Znidar si dhe me ministrin për Punëve të Brendshme dhe Siguri Kombëtare të Maltës, Carmelo Abela. Statusi i plotë:
Jam në Bërdo të Sllovenisë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në nivel të ministrave të brendshëm. Temë bosht është ndërtimi i një sistemi integral të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Fola gjerësisht për të arriturat e Kosovës në fushën e migrimit ilegal, trafikimit të paligjshëm me armë, luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm
Në margjinat të samitit, gjatë ditës së sotme, pata takime të veçanta me ministren e Punëve të Brendshme të Sllovenisë, znj.Vesna Gyorkos Znidar si dhe me ministrin për Punëve të Brendshme dhe Siguri Kombëtare të Maltës, z. Carmelo Abela. Po ashtu një takim të shkurtër dhe përmbajtjesor pata edhe me komisionarin z.Dimitris Avramopoulos.
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.