Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni vlerëson se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po sillen në mospërputhje me fuqinë reale që e ka Kosova.
“Kurti e Osmani sillen sikur me i pasë nja 200 koka bërthamore të instaluara në Kosovë ose thuajse e kanë gazin e Katarit apo naftën e Arabisë Saudite që të imponohen si faktorë në politikat e mëdha ndërkombëtare. Për fat të keq u duket vetja shumë më shumë se që janë realisht dhe këtu buron e keqja”, ka thënë Hyseni në TV1.
Sipas tij, në anën tjetër Serbia është më “agresive” në punën lobuese.
“Teksa Serbia është tepër agresive në Washington. Ju siguroj që shpenzon 100 herë më shumë sesa Kosova në punën diplomatike në Washington, në lobim, në kontakte ndërkohë që Kosova si duket vetmjaftohet zoti Kurti e zonja Osmani, ndoshta edhe e kanë mirë”, ka deklaruar ai.