11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Hyseni ‘kapet’ me LDK-në: Po rrëshqet drejt një partie komuniste, Abdixhiku s`mund të më largojë nga partia!

Ish-zyrtari i lartë i LDK-së, Skënder Hyseni, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj udhëheqësisë së LDK-së.

Ai ka thënë se reagimi i fundit i LDK-së ndaj deklaratave të tij për presidenten Osmani nuk ishte demokratik. Hyseni ka thënë se ai reagim kishte shumë komunizëm.

Hyseni ka mohuar se e ka krahasuar presidenten Vjosa Osmani me ish-diktatorin serb, Sllobodan Millosheviq.

Një pjesë e njerëzve, e kam përshtypjen, kanë reaguar pa dëgjuar çfarë kam thënë. Unë asnjëherë nuk e kam krahasuar zonjën presidente me Millosheviqin, sepse edhe po të donte, kjo nuk mund të bëhet si Millosheviqi. Unë e kam vënë në fokus të diskursit tim politik fenomenin e krijimit të armiqve pa nevojë”- ka deklaruar ai për Nacionale.

Sipas tij, udhëheqësve të Kosovës nuk u takon që të shpikin armiq.

Millosheviqi, gjatë viteve të nëntëdhjeta, organizoheshin të ashtuquajturat mitingje të së vërtetës, duke ia mbushur mendjen popullit serb qysh krejt bota janë armiq të Serbisë. Madje edhe Vatikani. Dhe e dimë ku ka përfunduar Millosheviqi. Dhe kam thënë se nuk është e vërtetë që Kosova ka armiq në Bruksel, nuk është e vërtetë që Borrelli është armik i Kosovës”- ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img