Site icon PrishtinaPress

Hyseni: Jemi në shkallën më të lartë të përfaqësimit, para anëtarësimit në NATO

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, i cili së bashku me depuetetin e PDK-së Xhavit Haliti, po e po marin pjesë në punimet e NATO-s në Sofje të Bullgarisë, në një intervistë për Klan Kosova, ka thënë se me votimin e suksesshëm të sotit, Kosova është në shkallën më të lartë të përfaqësimit në NATO, para anëtarësimit të plotë.

“Nga sot e tutje do të kemi një partneritet tjetër me Asamblenë e Përgjithshme të vendeve anëtare të NATO-së, e deputetëve të Kuvendeve anëtare të NATO-s, por edhe vendeve anëtare NATO-ja ka në gjirin e vet”.

“Mendoj se na jep një mundësi shtesë që ne të kemi përfaqësim më të gjerë, me numrin e deputetëve në kuadër të Asamblesë, rreth gjashtë deputet do të munden t’i përcjellin punimet e komisioneve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, do të kemi mundësi të adamentojmë, por kemi mundësi të caktohemi edhe si raportues”.

“Ne si deputetë do të kemi një trajtim më ndryshe sepse do të kemi një partneritet më të lartë, që është shkalla më e lartë para anëtarësimit në NATO”.

Exit mobile version