-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Hyseni i PSD-së thotë se horizonti totalitar s’i njeh ninatorët grevistë: Janë armiq sabotatorë

Sipas Zgjim Hysenit nga Partia Socialdemokrate, ajo që po ndodhë me minatorët e Trepçës është “çka s’ka askush prej shpalljes së pavarësisë: ndëshkim për shkak të protestës sindikale”. Kjo sepse, sipas tij, në horizontin totalitar të pushtetit aktual ata që protestojnë “janë armiq sabotatorë, mbetje e t’kaluarës, ose thjesht insekte.”

Postimi:

Çfarë page, çfarë mungesa, çka po flitni?!

Minatorët grevistë janë armiq. Atyre iu pengon suksesi i Trepçës. Ata janë “sabotatorë”.

Menaxhmenti- zgjatim, tentakula e Kurtit, ua pati ndalur vitin e kaluar edhe shujtat e rrogat grevistëve. Çka s’ka askush prej shpalljes së pavarësisë kanë ba këta: ndëshkim për shkak të protestës sindikale. Sepse s’ka kuptim logjik me pasë revoltë sindikale kur pushtetin politik e ka “kryesindikalisti”. S’ka hiç rëndësi sa poshtë në horizontet e Trepçës je mbyllur, horizonti totalitar nuk e njeh një kontradiktë të tillë. Prandaj, këta që protestojnë janë armiq sabotatorë, mbetje e t’kaluarës, ose thjesht insekte.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img