Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni tha të martën se fenomeni i radikalizmit në shoqërinë tonë, fenomeni i ekstremizmit të dhunshëm që zakonisht përfundon në akte dhune deri në terrorizëm, nuk mund të luftohen vetëm në masa represive përkatësisht, vetëm nga institucionet e zbatimit të ligjit.
Ai në konferencën “Angazhimi i Shoqërisë Civile kundër ekstremizmit të dhunshëm”, tha se ekstremizmi nuk mund të luftohet vetëm nga Policia e Kosovës, por duhet të luftohet nga e gjithë shoqëria.
“Vetëm e kam rikonfirmuar një mendim që edhe ashtu e kam pasur shumë të konsoliduar, që është shoqëria civile, bashkësitë fetare, i gjithë spektri social dhe politik i vendit, ai që duhet të bëjë shumë më shumë punë se sa Policia e Kosovës, që është një polici e shkëlqyeshme, por nuk mund t’i bëj të gjitha punët”, tha ministri Hyseni.