4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Hyseni: Ende ka njerëz me prirje radikaliste nga strukturat serbe në veri

Gjendja e sigurisë në vend është stabile por s’duhet të ndihemi komod, thotë ministrit i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni.

Thotë se edhe në veri të vendit situata është nën kontroll, ani pse sipas tij ende ka njerëz me prirje radikaliste nga strukturat e mbetura serbe në këtë pjesë. Komentoi edhe ndikimin rus në vend.

Pas një kohe të gjatë provokimesh nga Serbia dhe tensionesh në veri të vendit gjendja e sigurisë në vend këtyre ditëve, sipas Ministrit të Brendshëm Skender Hyseni shihet si stabile.

Por sipas tij, kjo qetësi nuk lë vend për komoditet andaj sipas tij, institucionet e sigurisë duhet t’i kenë sytë hapur.

“Nga ajo që dihet dhe informacionet që kemi, kemi një gjendje stabile të sigurisë, por kjo assesi ne nuk na bën që të ndihemi komod tërësisht. Asnjëherë nuk dihet çfarë provokimesh mund të ndodhin”, tha Hyseni për RTV21.

“Nuk ka formacione ushtarake në pjesën veriore të veriut në kuptimin e formacioneve klasike ushtarake. Ne do të bënim gabim të madh nëse themi se në Veri të gjithë janë engjuj sepse nuk janë. Ka ende njerëz me prirje radikaliste, me prirje ekstremiste nga ana e strukturave të mbetura serbe dhe ndonjë strukturë aty-këtu”, theksoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img