Drejtori Drejtorisë së Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në Komunën e Prishtinës Hysen Durmishi është shfaqur edhe një herë me temperament të lartë duke premtuar se Vetëvendosje do t’i ngreh zhag mediat kur ta marrë pushtetin.
“Ju media të pushtetit a po mendoni ndonjëherë që i vie fundi edhe këtij pushteti kriminal. I vie fundi edhe këtij pushteti të Klanit Pronto. Do të ju vie fundi edhe juve bashk me ta. Mos mendoni se harrojmë. Më e pakta që duhet ta mendoni është që zvarrë do të nxjerrim e do të ju dërgojmë në burg o kriminel. Mos na lëndoni më shumë o të pështirë. Nuk ju falim kurr kriminel!” ka shkruar ai.
Vetëvendosje është duke kërkuar që të pushojnë hetimet për rastin Dehari dhe me rastin të merren hetues privatë. Ndërkohë qëndrimi i kësaj lëvizjeje është se Dehari është vrarë në burg ende pa dalë raporti i autopsisë.