Site icon PrishtinaPress

Hyseni dhe Papadopoulou bisedojnë për bashkëpunimin MPB-EULEX

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim njoftues Shefen e re të Misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou. Ministri Hyseni e uroi Papadopouloun për detyrën e re, njëherësh shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes MPB-së dhe Misionit të EULEX-it.
Me këtë rast ministri Hyseni kërkoi që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tej në përforcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes dy policive, asaj të Kosovës dhe EULEX-it në koordinimin dhe pjesëmarrjen e përbashkët në aksione policore.
Ndërsa, shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou shprehu mirënjohjen e saj për gatishmërinë e ministrit Hyseni për të thelluar bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe shfaqi qëndrimet e Misionit të EULEX-it për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e Republikës së Kosovës.

Exit mobile version