Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni thotë se kryeministri Albin Kurti po sillet me indiferencë dhe papërgjegjësi tani kur sipas tij, ka koordinim “më sistematik” mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara për përmbylljen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Hyseni përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se marrëveshja e përgjithshme me “doemos duhet të përqëndrohet në njohje të ndërsjellë”.
“Është, pra kjo një rrethanë të cilën Qeveria e Kosovës dhe Kurti duhet ta shfrytëzojnë për të quar tutje procesin e konsolidimit të shtetit!”, ka shkruar Hyseni. “Nëse Kurti vazhdon të sillet me indiferencë dhe papërgjegjësi, pasojat për Kosovën dhe qytetarët e saj do të jenë tepër të mëdha!”, ka shtuar ai.
Ish-kryediplomati kosovar thotë se Qeveria e Kosovës duhet ta pranojë kërkesën e SHBA-së dhe vendeve të Quint-it dhe ta shtyjë afatin për konvertimin e targave të automjeteve në RKS.
“Nuk mund ta di nëse qeveria do ta pranojë kërkesën e Escobar, por ajo që di është se rekomandimet dhe kërkesat dashamirëse amerikane dhe evropiane duhet të përfillen dhe respektohen plotësisht! Nëse kjo nuk ndodh, pasojat për Kosvën do të jenë të mëdha. Është e pafalshme nëse kjo Qeveri rrezikon partneritetin me SHBA-të dhe partnerët tjerë në perendim me veprime infantile e populliste, siç është fundja edhe kjo loja me target”, ka shkruar Hyseni.
Postimi i plotë:
Inkonsistenca e Kurtit dhe lojrat e tij të rrezikshme politike!
Këto ditë po shohim një angazhim të shtuar dhe më të vendosur ndërkombtar me synim parësor ruajtjen e satbilitetit rajonal. Ky angazhim shpërfaq urgjencën e adresimit dhe gjetjes së zgjidhjeve për situatat potenciale të krizave me efekte destabilizimi edhe në Ballkan. Nga shumë analistë krizash e sidomos nga shumë diplomatë e strategë perëndimor gjendja e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë shihet si njëra nga ato situata potenciale krizash. Kjo me gjasë ka vënë në lëvizje më serioze shumë vende partnere të Kosvës, SBA në rend të parë, por edhe Gjermaninë, Francën, Mbretërinë e Bashkuar etj. Në linjë me këtë, normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi shihet si diçka thelbësore. Kjo, ka fituar në peshë sidomos tani përballë kontekstit që ka krijuar agresioni rus në Ukrainë, por edhe një lloj rirreshtini gjeostrategjik në bërje e sipër, në gjithë botën!
Prandaj, vizitat e shpeshta në rajon, ditëve të fundit, të emisarit amerikan për rajonin, Escobar janë tregues i saktë i përkushtimit të shtuar amerikan për Kosovën dhe stabilitetin në Ballkan.
Në anën tjeteër, edhe vizitat e shpeshta të Lajçak si dhe të Emanuel Bone dhe Jens Plotner, si të derguar të Presidentit Makron dhe kancelarit Sholc për t’i dhënë një dinamikë të re dialogut janë shenjë qartë e konstatimit se një marrveshje gjithpërfshirëse midis Kosvës dhe Serbisë nuk pret edhe shume kohë. Poashtu duket sheshazi se ka një koordinim më sistmatik midis BE-së, sidomos përmes të dërguarëve të Makron dhe Sholc në njërën anë dhe Shtëpisë së Bardhë në anën tjetër, për hapat që duhet bërë në drejtim të përmbylljes së dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, me një marrëveshje të përgjigthshme, e cila doemos duhet të përqendrohet në njohje të ndërsjellë. Është, pra kjo një rrethanë të cilën Qeveria e Kosovës dhe Kurti duhet ta shfrytëzojnë për të quar tutje procesin e konsolidimit të shtetit!
Nëse Kurti vazhdon të sillet me indiferencë dhe papërgjegjësi, pasojat për Kosovën dhe qytetarët e saj do të jenë tepër të mëdha!
Gjithnjë sipa raportimeve në media, vizitat e fundit po shoqërohen edhe me plane konkrete për një marrëveshje gjithëperfshirëse midis palëve, që rrjedhimisht nënkupton se edhe partnerët e Kosovës në perendim kanë ardhur në përfundim se dialogu i përqëndruar në zgjidhje të pjesëshme nuk është rruga përpara dhe nuk garanton stabilitet. Në Kosovë, po edhe në Serbi duhet të kuptohet se çështja e stabiliteit rajonal nuk është vetëm çështje e këtyre dy vendeve.
Pra, e them me bindje se qeveria e Kosovës duhet të respektojë kërkesën e Eskobar që duket se është kërkesë edhe e gjithë Quintit dhe të shtyjë implementimin e vendimit për targat, duke lënë hapur rrugën për marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila çështjen e targave dhe shumë probelemeve tjera i zgjidhë me automatizëm.
Nuk mund ta di nëse qeveria do ta pranojë kërkesën e Escobar, por ajo që di është se rekomandimet dhe kërkesat dashamirëse amerikane dhe evropiane duhet të përfillen dhe respektohen plotësisht! Nëse kjo nuk ndodh, pasojat për Kosvën do të jenë të mëdha. Është e pafalshme nëse kjo Qeveri rrezikon partneritetin me SHBA-të dhe partnerët tjerë në perendim me veprime infantile e populliste, siç është fundja edhe kjo loja me target.
Është thelbësore që të përmbahemi nga çdo verpim aveneturesk, të cilin Serbia do ta përdorë si pretekst për ruajtjen e sataus-quosë, për ikje nga një marrëveshje gjithëpërfshirëse, si dhe për krijimin e epërsisë diplomatike!