Site icon PrishtinaPress

Hysen Durmishi, i cili e la shtatzënë punëtoren e Komunës zhduket nga politika

Ish drejtori i Shpend Ahmetit, Hysen Durmishi ka ditë që është “zhdukur”.
Ndonëse, Shpend Ahmeti akoma nuk ishte larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk e emëroi më Durmishin në pozitën e drejtorit.

Më këtë rast Durmishi u pozicionua ashpër kundër grupit të të ‘pakënaqurve’.

Reagimet e tij vinin nga Facebook-u. Por, pjesëtari i VV-së ka disa ditë që e ka mbyllur këtë rrjet social, shkruan lajmi.net.

Largimi i tij nga rrjeti social erdhi pak ditë pasi lajmi.net raportojë se Hysen Durmishi e kishte braktisur bashkëshorten për një punëtore të Komunës së Prishtinës, nga e cila priste edhe një fëmijë. Ndërkohë, mësohet që e dashura e tij e re ka lindur djalë para disa javësh. Lajmi.net ka mësuar gjithashtu se Durmishi është duke bashkëjetuar me të dashuren.

Po ashtu, qe disa muaj Hysen Durmishi nuk është parë në asnjë aktivitet të Lëvizjes Vetëvendosjes.

Burimet jozyrtare  i thanë lajmi.net, se Hysen Durmishi është larguar nga skena politike për një kohë të pacaktuar dhe se me të nuk po mund të komunikojë askush.

Lajmi.net ka provuar që të kontaktojë më të edhe nëpërmjet telefonit, por telefoni i tij është i fikur që disa ditë.

Exit mobile version