Site icon PrishtinaPress

Hysamedini dhe Elvisi pushojnë pak, Dejona Mihali i kërcënon grevistët me pasoja të mëdha

Dejona Mihali, anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, i ka kërcënuar grevistët me pasoja të mëdha.

“Ndërhyrja e tyre aktive bashkë me eksponentët e PDK kryesisht, por jo vetëm, po shihet nga të gjithë e nuk ka për të kaluar pa pasoja. Edhe të mëdha madje”, ka shkruar Mihali nga Tirana.

Tutje ajo ka se “çdo tentativë për të thënë se ‘ky është sindikalizëm” ka në thelb padyshim arsye të tjera”.

Sipas saj cënim i mësimit për nxënësit në arsimin parauniversitar, në çerdhet e pakta që i ka Kosova, nuk ka asnjë lidhje me asnjë nocion të sindikalizmit.

“Asnjë alibi nuk ka mbetur më. Veç që mësuesit dhe prindërit të hapin shkollat dhe mësimi të fillojë”.

“Kryetarët e Komunave kanë mandat nga vota dhe nga ligji për vetëqeverisje lokale ta mbikëqyrin mbarëvajtjen e mësimit jo ta cenojnë atë”, tha Mihali.

Reagimi i saj erdhi pas heshtjes disa ditore te kolegëve të saj nga Tirana, Hysamedin Ferajt dhe Elvis Hoxhës, të cilët poashtu i kanë kërcënuar grevistët kosovarë për shkak të hyrjes së tyre në grevë që nga 25 gushti.

Exit mobile version