Site icon PrishtinaPress

Hysamedin Feraj rrëfen një bisedë të vitit 2014 me Kurtin, për Asociacionin

Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka treguar për një bisedë që e ka pasur me të në vitin 2014, ku flisnin për nxitimin e LVV-së për të ardhur në pushtet.

“Ditë e bukur marsi. Teksa ecnim bulevardit, bri hotelit Tirana International, i them: “Më duket se po nxitohemi me ardhë në pushtet. Mirëpo LVV më parë ka mision emancipimin politik të popullsisë, krijimin e qytetarisë aktive…, duke qenë në radhët e saj…”, shkroi Feraj.

Në përgjigje të kësaj, Kurti kishte thënë se po nxiton pasi sipas tij disa marrëveshje të dëmshme me Serbinë, siç ishte ajo e Asociacionit në vitin 2013, është vështirë të zhbëhen.

“Po profesor, më tha, por mbasi t’i kenë bërë disa marrëveshje të dëmshme me Serbinë, si kjo e 2013-ës, është më e vështirë të zhbëhen. Prandaj po nxitoj, t’i ndaloj para se të bëhen…”, citoi profesori fjalët e Kurtit.

“U pajtova plotësisht, dhe u përfshiva krejtësisht edhe në atë fushatë zgjedhore. Gjithsesi ata fituan, bënë edhe shumë marrëveshje të tjera, por: Zajednica nuk kalon!”, përfundoi Feraj.

Exit mobile version