Chelsea vazhdon të jetë e interesuar për transferimin e mbrojtësit të Napolit, Elseid Hysaj.
“Daily Mirror” shkruan se reprezentuesi shqiptar është kërkesë e ish trajnerit të tij nga Napoli, Maurizio Sarri, aktualisht në drejtim të “Blues”.
Por, ardhja e mundshme e Hysajt mund të krijojë probleme te Chelsea.
Kapiteni i ekipit, Cesar Azpilicueta nuk e mirëpret konkurrencën e re nga Hysaj për një vend në formacionin bazë.
Po ashtu, Davide Zappacosta menjëherë do të kërkojë largimin nga klubi dhe rikthimin në Itali ku kërkohet nga skuadra e Lazios.