Site icon PrishtinaPress

Hysaj, “bomba” e ditës

Elseid Hysaj pritet të jetë përforcimi i madh i Bayernit të Munichut.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, është kërkesa kryesore e trajnerit Carlo Ancelotti.

Sipas “Fichajes.net”, Bayerni e kërkon me çdo kusht anësorin e Napolit dhe është gati të paguajë klauzolën e tij të “çmendur”, përcjellë “Lajmi.net”.
Për të marrë shkodranin në “Alianz Arena”, drejtuesit bavarezë duhet të paguajnë plot 50 milionë euro.
Kandidatë tjerë për pozitën e mbrojtësit të djathtë te Bayerni mbeten Sergio Aurier, Hector Bellerin dhe Dani Carvajal.

Exit mobile version