Një person ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra pas një sherri me pronarin e shtëpisë ku kishte hyrë për të vjedhur pula.
Sipas Policisë, Lefter Brisku, në datën 26.02.2023, gjatë natës ka hyrë në banesën e Bjorsi Shusharit, për të vjedhur. Por pasi është pikasur nga pronari i shtëpisë, është konfliktuar me të.
Gjatë konfliktit ai mbeti i dëmtuar dhe u dërgua në spital, por si pasojë e dëmtimeve të marra ndërroi jetë në spital këtë të shtunë.
Policia njoftoi se për këtë ka arrestuar 22-vjeçarin Shurashi, banues në Kuçovë. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”./A2CNN