Site icon PrishtinaPress

Hyri në fushë me entuziazëm, referi s’ia dha as pesë sekonda kohë për të luajtur

Disa futbollistë janë vërtetë të pafat.

E i tillë është edhe protagonist i videos sonë, i cili, deshëm s’deshëm, do të bëhet pjesë e të qeshurës sonë.

Në një ndeshje të futsallit, lojtari në fjalë futet në lojë në fund të takimit, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, numri 14 me fanellë të portokalltë ishte vërtetë i pafat pasi vetëm pesë sekonda pasi hyri në lojë, gjyqtari e përfundoi takimin.

Me këtë rast, ekipi kundërshtar me fanella të bardha u pa duke festuar, kurse lojtari në fjalë nuk do ta mbajë këtë si një kujtim të mirë.

Madje, ai është bërë njëri prej futbollistëve me më së paku kohë në këmbët e tij pasi në të kaluarën s’është parë një rast i tillë që loja të mbyllet aq shpejt pasi të futet në lojë një lojtar.

Exit mobile version