Dy ditë më parë një 19-vjeçar me origjinë shqiptare, Anxhelo Cara është mbytur në det ku kishte shkuar me të dashurën në plazhin e Baia Verde, në zonën Gallipoli, të Italisë
I riu me origjinë shqiptare me banim në Bari, kishte shkuar me të dashurën në plazh.
I ndjeri ka hyrë në det për të ndihmuar të dashurën e cila duket se ka qenë në vështirësi për shkak të rrymave detare por u gjend vetë i përfshirë mes rrymave të në ujërat e Jonit, pa mundur të gjente drejtimin për të arritur në breg.
Ndonëse e ekipet e shpëtimit kanë ndërhyrë shqiptari nuk ia ka dalë të mbijetojë, pasi është nxjerrë pa ndjenja nga deti.