3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon një person në Leposaviq dhe ia konfiskon mallrat

Policia ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në Leposaviq.

Siç thuhet në njoftim, një kosovar kishte futur ilegalisht mallra në Kosovë.

“Njësia policore ka ndaluar një furgon që drejtohej nga i dyshuari kosovar në të cilin kishte të ngarkuara mallra të ndryshme (qeramika, radiatorë për nxemje, motosharrë, birra, disa bidonë me benzinë, etj) për të cilat nuk kishte dokumentacion. Gjatë legjitimimit është kuptuar se i dyshuari me furgon kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës nga Serbia përmes rrugëve ilegale”, thuhet në raport.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa malli i është dorëzuar doganës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img