Dy persona u vranë gjatë një tentative për grabitjen e një argjendarie në fshatin e Grinzane Cavour në Itali.
Sipas mediave italiane, pronari i argjendarisë hapi zjarr ndaj grabitësve dy lënë të vrarë në vend dy prej tyre dhe plagosur të tretin, i cili më pas u arrestua nga policia.
Pronari i dyqanit tashmë është ndaluar nga policia dhe po hetohet për vrasje dhe se ka tejkaluar kushtet e vetëmbrojtjes.
Por shumë banorë kanë dalë në mbrojtje të tij duke thënë se është një njeri i mirë që ka rënë disa herë pre e grabitjeve të ngjashme.