0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Hyn zyrtarisht në fuqi, masa qortuese për targat ilegale

Tashmë ka hyrë në fuqi masa qortuese e propozuar nga Qeveria e Kosovës për targat ilegale serbe të cilët refuzojnë t’i konvertojnë ato në ‘RKS’.

Të martën, më 1 nëntor pritet që të hyjnë në fuqi masat e reja për targat, të propozuara të premtën nga Qeveria e Kosovës.

Bëhet fjalë për vendimin e ri të qeverisë, për shkallëzim të zbatimit të vendimit për targat e veturave të serbëve të Kosovës.

Lidhur me këtë dhe se çfarë do të bëjë administrata Biden me vendimin e kryeministrit Albin Kurti për targat, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, deklaroi se mesazhi i Administratës së Bidenit për Kurtin është i qartë, transmeton klankosova.tv.

“Përpjekjet tona janë në vazhdimësi”, zbuloi Ned Price

.LEXO EDHE:DASH: Kurtit i kërkuam privatisht edhe publikisht shtyrje të afatit për targa, jo implementim në faza

”Ne kemi qenë të qartë publikisht dhe privatisht se komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kërkon një vonesë të plotë në zbatimin e këtyre çështjeve. Ne nuk shohim një vonesë të pjesshme. Ne nuk shohim zbatimin me faza. Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar nga qeveria e Kosovës një vonesë të plotë të zbatimit”, ka thënë ai./Prishtinapress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img