1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Hyn në fuqi Ligji i ri Gjerman për Zinxhirët e Furnizimit, prek edhe kompanitë nga Kosova

Hyn në fuqi Ligji i ri Gjerman për Zinxhirët e Furnizimit, prek edhe kompanitë nga Kosova.

Nga 1 janari 2023 në Gjermani ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Konsideratë të plotë në Zinxhirët e Furnizimit që prek edhe kompanitë nga Kosova, që punojnë me partnerët nga ky vend.

Sipas njoftimit të Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), ky ligj synon që të krijojë një ambient që mbron të drejtat e kompanive që përfshihen në zinxhirin e furnizimit.

“Me këtë ligj mbrohen standardet themelore ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe ndëshkohen shkeljet e të drejtave të njeriut, si puna e fëmijëve, puna e detyruar dhe diskriminimi, mbrojtja në vendin e punës, liria e asociimit dhe e shoqërimit dhe paga e arsyeshme”, njofton OEGJK-ja.

“Nëse rreziqet mjedisore çojnë në shkelje të të drejtave të njeriut (përmes ujit të ndotur), përfshihen gjithashtu ndotja e ajrit dhe ujit, si dhe përdorimi i kimikateve dhe pesticideve ose shpyllëzimi i paligjshëm, kompanitë do të sanksionohen me një nga këto masa: gjoba deri në tetë milionë euro ose deri në dy për qind të shitjeve vjetore ose përjashtim nga prokurimi publik për shkelje të rënda deri në tre vjet”, vijon kjo odë.

Ajo që mund të pritet për kompanitë në Kosovë, është se mund t’i vijnë kërkesa për auditim dhe kontrata të reja që parashohin rregullat që përcakton ky ligj. Gjithashtu, duhet të jetë e qartë që edhe pse Kosova nuk është në BE, kompanitë gjermane janë. Dhe për të mbrojtur vetën në rast të hapjes së ndonjë procedure gjyqësore, ato do të kërkojnë përgjegjësi nga kompanitë e Kosovës.

Ligji i ri për Konsideratë të plotë në Zinxhirët e Furnizimit në vitin e parë (2023) duhet të zbatohet nga kompanitë që kanë seli në Gjermani, përfshirë ato të huajat, dhe kanë më shumë se 3,000 punëtorë. Kurse, nga viti 2024, ligji do të zbatohet nga kompanitë me më shumë se 1,000 punëtorë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img