1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Hyn në fuqi Ligji i BE-së për inteligjencën artificiale – ky është synimi i tij

Akti i Bashkimit Evropian për Inteligjencën Artificiale ka hyrë në fuqi këtë të enjte.

Akti u miratua nga anëtarët e Parlamentit Evropian në mars, u miratua nga Këshilli i BE-së në maj dhe u botua në Gazetën Zyrtare më 12 korrik.

Rregullorja “synon të mbrojë të drejtat themelore, demokracinë, sundimin e ligjit dhe qëndrueshmërinë mjedisore nga inteligjenca artificiale me rrezik të lartë, duke nxitur inovacionin dhe duke vendosur Evropën si një lider në këtë fushë”, tha Parlamenti Evropian në mars.

“Do të jetë plotësisht i zbatueshëm 24 muaj pas hyrjes në fuqi, por disa pjesë do të zbatohen më shpejt,” tha Bashkimi Europian.

Në deklaratë thuhet se Ligji për Inteligjencën Artificiale përfshin luftën kundër dezinformatave dhe sigurimin që njerëzit në fund të kenë kontroll, promovimin e inovacionit digjital, sigurimin e mbikëqyrjes njerëzore, sigurimin e transparencës, përdorimin e AI-së dhe veglave digjitale për të përmirësuar qasjen e qytetarëve në informacion.

Sistemet e inteligjencës artificiale (GPAI) për qëllime të përgjithshme kërkohen për të përmbushur disa kritere të transparencës dhe “imazhet artificiale ose të manipuluara, përmbajtja audio ose video (‘deepfakes’) duhet të etiketohen qartë si të tilla, shtoi parlamenti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img