Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zybës, i cili akuzoi se në emër ‘’të ushtrisë është tentuar të përfitohen miliona’’.
Ajo i ka kërkuar Zybës faktet, “publikoj emrat, publikoj siç i kanë publiku mediet transaksionet e Martin Berishajt”, i kërkon Bajrami Zybës.
Bajrami është shprehur e ashpër ndaj Zybës duke i thënë “korrupsioni juaj nuk mbulohet me shpifje ndaj nesh”.
“Krejt nivelet e pushtetit i ke, nuk mundesh me u shërby me gënjështra e trillime duke u çjerrë ”po pëfitoni milionaaa” Kush po përfiton, prej kujt po përfiton?”, shprehet Bajrami.