Sot data shënon 7 mars dhe në vendin tonë përkon me “Ditën e Mësuesit“. Mirëpo banorët e “BBV” , konkretisht Armaldo, Olta, Jori dhe Qetësori përballë kamerës në dhomën e ndjenjës kanë uruar 8 marsin, duke shprehur fjalët më të mira për gratë shqiptare, të cilat Olta i quajti edhe heroina.
Po, siç e lexuat! Sot me 7 mars, ata uruan 8 marsin.
Oltës edhe Armaldos edhe i falet një lapsus i tillë se kanë më shumë se 70 ditë të izoluar në shtëpinë e “BBV” dhe e kanë humbur sensin e kohës, por, Jori dhe Qetësori janë ndër banorët më të “freskët”, të cilët u bënë pjesë e formatit të shtunën më 4 mars.
Kujtojmë që në të njëjtën mbrëmje pjesë e shtëpisë u bë edhe Elvis Pupa, i cili vetë më herët me disa video në Insagram e kishte paralajmëruar se do të ishte një ndër banorët e rinj.
Fotini, Antoneta dhe Sabiani ishin gjithashtu hyrjet e reja të “Prime-t” të kaluar.
Sidomos hyrja e Sabianit, shkaktoi shumë reagime ne rrjet dhe po ndiqet me kërshëri nga të gjithë, pasi me Kristin dhe Keisin brenda është kthyer në një telenovelë të vërtetë.