1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Huqja e LDK-së – qytetarët në ankth nga shtrenjtimin e rrymës, Abdixhiku merret me Veliun

Lidhja Demokratike e Kosovës, e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, ka refuzuar të marrë pjesë në protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Këtë vendim Abdixhiku dhe vartësit e tij e kanë marrë, pavarësisht ftesës që kanë marrë për të qenë pjesë e protestës nga Dardan Molliqaj i PSD-së.

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike, çështjen e shtrenjtimit të energjisë nuk e ka ngritur si temë, as në rrjetet e tij sociale.

Postimet e tij për këtë çështje kanë qenë të rralla, dhe aspak shpotitëse për rolin e një opozitare.

Për fryrjen e faturave, i pari i LDK-së ka folur pak edhe në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.  

Në ditën kur në Prishtinë, u protestua kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, LDK duket se ka pasur diçka më të rëndësishme për të bërë.

Fokusi i partisë së udhëhequr nga Abdixhiku nuk ka qenë sot te hallet e qytetarëve, por tek Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë.

Atje, delegatët e partisë e kanë zgjedhur për udhëheqës Ekrem Hysenin, duke mos i lënë këtë pozitë Agim Veliut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img