0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Huqja e Kurtit në seancën solemne, tha se Besarta Jashari është e bija e Adem Jasharit

Kryeministri Albin Kurti tha se Besarta Jashari – e vetmja e mbijetuar në masakrën e 5, 6 dhe 7 marsit 1998 – është vajza e komandantit Adem Jashari.

Huqja e Kurtit erdhi dje, në fjalimin e tij në seancën solemne të Kuvendit për 24-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai iu referua Besartës si “vajza e kryekomandant Adem Jasharit”.

“E vetmja e mbijetuar e familjes Jashari nga kjo masakër, që ka arritur të tregojë ngjarjen si e ka parë me sytë e saj – është vajza e kryekomandant Adem Jasharit – Besarta. Besarta ka kaluar tërë natën dhe ditën e vetme, me familjen e vdekur rreth saj, derisa predhat serbe binin një nga një, duke u përplasur në atë që kishte mbetur nga shtëpia e saj”, ka thënë Kurti në seancën solemne të Kuvendit, të shtunën.

Besarta, e cila ishte 11 vjeç në kohën kur forcat serbe e vranë çdo anëtar të familjes rreth saj, është e bija e Hamëz Jasharit, vëllait të kryekomandantit Adem Jashari.

Gjatë fjalimit të Kurtit, e as pas tij, nuk pati ndonjë reagim nga anëtarë tjerë të familjes Jashari. I pranishëm në seancën solemne ishte edhe ish-kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari – vëllai i Besartës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img