Site icon PrishtinaPress

Hungaria s’e mbështet anëtarësimin e Kosovës në organet e BE-së

Hungaria nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat e Bashkimit Evropian, derisa Kosova dhe Serbia nuk normalizojnë marrëdhëniet e tyre përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Kështu të paktën ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijarto, në një konferencë të përbashkët me media me homologun e tij nga Serbia, Ivica Daçiq.

“Sa i përket Kosovës, ne jemi gjithashtu të interesuar që të arrihet një zgjidhje të bazuar në dialog. Prandaj pranuam udhëheqjen e KFOR-it sepse besuam se në këtë mënyrë mund të kontribuonim në sigurimin e paqe. Nëse formacionet të caktuara evropiane do e pranon Kosovën në Evropë para arritjes së marrëveshje, kjo do të rrezikonte arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi dhe për këtë arsye Hungaria do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organet evropiane”, ka deklaruar shefi i diplomacisë hungareze.

Përveç Hungarisë, edhe qeveria spanjolle javë më parë kishte deklaruar se nuk do ta mbështesë kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në BE.

“Spanja nuk e njeh Kosovën, prandaj do të votojë kundër çdo vendimi procedural dhe dhënies së statusit kandidat të Kosovës”, kishte thënë Sekretari i Shtetit për BE-në në Spanjë Pascual Navarro gjatë paraqitjes së tij para Komisionit të Përzier për BE-në, të mbajtur në Senat.

Në muajin dhjetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fizikisht kishte dorëzuar dokumentin e aplikimit për anëtarësim në BE, Presidencës Çeke.

Exit mobile version