Site icon PrishtinaPress

Hungarezët gjejnë 23 kilogramë drogë në specat somborka të kosovarëve

Gjatë një inspektimi të një autobusi të Kosovës në pikën kufitare në Roszken, Policia hungareze ka gjetur më shumë se 23 kilogramë marihuanë të dyshuar të fshehur në speca somborka.

Dy shoferët dhe 24 pasagjerët nuk kanë deklaruar mallra që i nënshtrohen doganës dhe taksës, ndërsa Policia gjatë kontrollit gjetën marihuanë në disa thasë me speca.

Kështu kanë raportuar mediat hungareze, duke ia bashkangjitur edhe një video, ku shihet se si thesi ishte i mbushur me marihuanë.

“Punonjësit tanë i dorëzuan Policisë materialin e dyshuar për drogë me një vlerë të tregut të zi prej më shumë se 58 milion HUF”, thuhet në mediat hungareze.

Exit mobile version