Site icon PrishtinaPress

Humolli: VV si partitë tjera, nuk po e dëgjon popullin por ndërkombëtarët – Kurti në seancë bëri lojë politike

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në pushtet është bërë sikurse partitë e tjera të Kosovës.

Sipas Humollit, VV-ja nuk po i dëgjon kërkesat e popullit por vetëm ato të ndërkombëtarëve.

Ai është shprehur se në fund rezultatet do të jenë të njëjta, sikurse kur ishin partitë opozitare më herët në pushtet.

Humolli foli edhe për interpelancën e kryeministrit Albin Kurti, në Kuvend të Kosovës, ku u diskutua për draft-statutin e Asociacionit. Ai tha se të gjitha partitë bënin garë se kush e dëshiron më shumë themelimin e Asociacionit.

“VV e ka zgjedh rrugën që është zhvillu prej partive tjera mos me dëgju popullin por ndërkombëtarët, kjo do qojë në rezultatet e njëjta. Seanca e fundit ka tregu se është bërë garë politike cili po e zbaton Zajednicën më shumë, apo është bërë garë pse s’na keni lënë ta bëjmë Zajednicën. Kuvendi ka qenë unik pro një Zajednice, të supozume, pa pasur dokumente e të dhëna të sakta”, tha ai në “Debat Plus”.

Humolli tha se në atë seancë, Kurti bëri lojë politike.

“Albini bëri politkë në kuvend, me politizu popullin me përqa jo për me zgjidhë problemin”, tha ai.

Humolli e kritikoi Kurtin edhe për mospublikimin e draft-statutin për Asociacionin, duke thënë se është dashur t’i tregojë deputetëve dhe qytetarëve se cfarë është biseduar në Bruksel.

“Si po qasen duke e injoru popullin, duke injoru fjalën e dhënë, tash institucionet tona, më parë e mbajnë fjalën me ndërkombëtarët, mos me I tregu popullit cka kanë bisedu, se që e mbajnë fjalën me qytetarët, kur se man fjalën gjithçka pritet, nuk ka befasi… Kur bëjmë analizë, duhet me faktu, përmes fakteve me i ofru qytetarëve që me u informu qytetarët, a është informu. Me qytetarët po bën lojëra komplet klasa politike”, tha ai.

Exit mobile version