7.9 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Humolli: Vetëvendosje e ka humbur besimin te populli, po qeveris sikurse partitë e vjetra

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka humbur besimin te populli.

Sipas tij, kjo parti është votuar për të qeverisur ndryshe nga partitë e tjera dhe jo njëjtë si ato.

“Qeveria aktuale e ka marrë shumicën e votave edhe në kohën kur është deklaruar nga kundërshtarët politik se janë kundër Amerikës, populli ia ka dhënë besimin kësaj qeverie, edhe LVV-së, në koalicion me Guxo dhe Mimozën”, ka thënë ai.

“Unë kam qenë kandidat i pavarur brenda. Faktori ndërkombëtar kur e ka që populli po zgjohet është frigu, kurse qeveria aktuale është frigu nga zgjimi i popullit dhe jo nga faktori ndërkombëtar. E ka humbur besimin te populli… I ka marrë 51% për të qeverisur ndryshe, jo të hyjë në një valle të njëjtë me partitë e tjera”, ka vijuar ai.

Ai tha se VV-ja nuk e ka kuptuar ende mesazhin pse i ka marrë 51% të votave.

Sipas tij qeverisja e tyre është larg pritshmërive të qytetarëve.

Humolli ishte deputet brenda grupit parlamentar të LVV-së, por së fundmi ka dalë nga ai grup, duke qëndruar i pavarur. /

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img