Në korrik të këtij viti deputetë të pushtetit e ata të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) u përleshën mes vete në Kuvend, gjatë kohës kur kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, fliste për situatën në veri.
E kjo përleshje që solli reagime nga krerë të shtetit, fqinj e media ndërkombëtare, sipas deputetit, Fatmir Humolli, ka qenë skenar i organizuar nga Qeveria.
Këtë pretendim Humolli e bazon se para përleshjes ka pasur forca shtesë të policisë se sa zakonisht.
“Për seancën kur u bo problemi në Kuvend që u rrehen. Para se me filliu problemi ka pasur forca shtesë në Kuvend, d.m.th. Qeveria e ka ditë saktë që ka me ndodhë. Ka qenë skenar i organizuar”, ka thënë Humolli.