Fatmir Humolli, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje vazhdon të jetë i indinjuar me votimin e kolegëve të tij për miratimin e projektligjit për caktimin e pagës minimale, nga i cili u lanë jashtë veteranët e UÇK-së.
“Votimi i pagës minimale ka qenë në kuindërshtim me veteranëte luftës, duke mos i përfshirë veteranët aty”, tha Humolli në një intervistë për T7.
Me këtë, Humolli në intervistën e transmetuar direkt në Frontal tha se Qeveria po bën “luftë speciale kundër veteranëve” dhe se ministri i Financave, Hekuran Murati “po bën lojë të ndytë me këtë kategori”.
“Vetëvetiu tendenca për më lidh pagën minimale me veteranët duke cilësuar se ata po e pengojnë rritjen e pagës minimale është luftë speciale kundër veteranëve dhe në kohën kur po festohet clirimi i Kosovës është hipokrizi e madhe nga institucionet, qeveria ministri i cili po bën lojë të ndyrë me këtë kategori”, tha ai.
Deputeti tha se Qeveria i ka ditur qëndrimet e tij, por ka vendosur ta shtyjë përpara projektligjin.
“Derisa unë publikisht i kam thënë këto dhe qeveria nuk merzitet për këto punë, nuk e di a duhet me shku me i trokitë në derë dikujt”, tha ai.
“Do të shohim si do të zhvillohen ngjarjet dhe në përputhje më këtë do të veprojmë”, theksoi Humolli.
Ndiqeni këtu emsionin Frontal.