Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, e konsideron të padrejtë shkarkimin e Qeverisë Kurti në këtë situatë, raporton Ekonomia online.
“Qeveria Kurti posa i ka bërë dy vjet me u shkarkuar. Në momentin aktual është e kalkuluar jo e drejtë me kërkuar me shkarkuar Qeverinë”.
“Pra Qeveria Kurti ka dështuar me ndërrur kurs politik prej që është ndërtuar si Qeveri. Ka vazhduar me kurs të njëjtë si AAK, PDK e LDK”, u shpreh ai.
“Rezultati i gjendjes aktuale është rezultat i mospunës së qeverive të kaluara. Kemi faj të gjithë deputetët”, u shpreh ai.