0.9 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Humbjet e milionave në Trust, deputetja e PDK: Shteti s’garanton, më mirë t’i kishim marrë paratë tona

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka reaguar me shqetësim, ndërsa investimet e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës po përjetojnë periudhën më të keqe këtë vit.

“Paret e tona nëpër xhepa të huajë…”, shkruan Eliza Hoxha.

Deputetja thotë se shteti nuk garanton për kursimet në Trust, pasi ai aktualisht, sipas saj, shërben vetëm si “fond mirëbesimi”.

“D.m.th a po e kuptoni që Shteti nuk garanton për paret e tona në TRUST sepse nuk është fond pensional tamam e më këtë as të drejtën me i ndalë paret tona nuk e ka parimisht – sepse është fond mirëbesimi”, shkroi Hoxha.

Deputetja tha se më mirë do të ishte që kursimet të ishin në duart e qytetarëve, duke iu referuar kërkesës së pamiratuar të PDK-së për lejimin e tërheqjes së një pjese të mjeteve nga Trusti.

“Eh …ma mirë t’i kishim marr na paret tona e i kishim qarkullu nëpër Kosovë dhe e kishim ndihmu pak ekonominë vendore e edhe mirëqenien tonë”, ka shkruar Hoxha.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, rënia e investimeve të këtij institucioni përgjatë periudhës janar-korrik 2022 ka arritur në 161.7 milionë euro.

Kjo bëhet e ditur në një raport mbi sistemin financiar të Kosovës të botuar më 31 gusht 2022, ku theksohet se rënia e vlerës së aksioneve të Trustit përgjatë periudhës janar-korrik 2022 është shumë më e lartë se kontributet e reja të grumbulluara në këtë periudhë.

“Kontributet e reja të grumbulluara gjatë periudhës janar-korrik 2022 arrijnë në 116.2 milionë euro, përderisa kthimi negativ në investime është 161.2 milionë euro”, bëhet e ditur mes tjerash në raport./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img