2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Humbjet e milionave në Trust, deklarohet shefja e GP të Lëvizjes së Albin Kurtit

“Nuk mund të themi që mjetet e FKPK-së si tërësi janë të rrezikuara, por gjithsesi institucioni është në gjendje të vështirë”…

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës është deklaruar për humbjen e kursimeve të qytetarëve të Kosovës.

Ky institucion ka thënë se “nuk mund të themi që mjetet e FKPK-së si tërësi janë të rrezikuara, por gjithsesi institucioni është në gjendje të vështirë pa organin kryesor [v.j. Bordin] vendimmarrës sipas legjislacionit në fuqi”.

Mandati i anëtarëve të Bordit të Trustit Pensional ka mbaruar më 30.11.2022, por ishte zgjatur edhe për tre muaj.

Konkursi ishte shpallur para tre muajve më 02.12.2022, por deri më tani asnjë veprim nuk është ndërmarrë.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se deklaratat që skadimi i mandatit të Bordit prek fondet, janë spekulative.

“Nuk ka ndërlidhje midis skadimit të afatit të Bordit të Trustit dhe ndërrimit të vlerës së aksioneve në tregjet ndërkombëtare. Çfarëdo deklarate e cila është ndryshe nga kjo është spekulative, synon të shkaktojë panik dhe pasiguri tek qytetarët e Republikës në veçanti që ka qenë kërkesë e opozitës edhe tërheqja e 30% duke synuar që me atë tërheqje do të mund të ballafaqohet pasojat e inflacionit”.

“Edhe deklarata se mungesa apo skadimi i afatit të Bordit për të cilin ekziston edhe një 90 ditësh siç është i paraparë me ligjin e kursimeve pensionale po shkakton humbje nuk qëndron, ndërsa tek mandati i Bordit pas skadimit të mandatit janë edhe 90 ditë tjera që anëtarët e njëjtë të Bordit mund të ushtrojnë detyrën e tyre deri në zgjedhje e anëtarëve të rinj të Bordit”, u shpreh ajo për KP.

Jeton Demi, zëdhënësi i Trustit, ka thënë se janë duke i ndjekur diskutimet publike për gjendjen e investimeve, dhe ka zbuluar për humbjet që ky institucion i ka pasur këto ditë, duke sqaruar se mjetet nën menaxhim trajtohen në dy portofole investuese: 1. Portofolin Standard (ku përfshihen të gjithë kontribuuesit deri në moshën 63 vjeçare)2. Portofolin Konservativ (ku përfshihen të gjithë kontribuuesit e moshës 63 vjeçare e më shumë).

“Mjetet e kontribuuesve të Portofolit Standard kanë në përbërje investimet që kanë kthim potencial dhe risk më të lartë, andaj edhe kanë luhatshmëri më të lartë. Për shkak të situatës së krijuar në tregjet financiare prej 10 marsit e deri më 17 mars 2023, ku disa banka të rëndësishme për ekonominë globale shfaqen vështirësi financiare duke afektuar tregjet globale, investimet e FKPK-së të Portofolit Standard po ashtu janë përballuar me luhatje të forta. Kjo bëri që i gjithë kthimi pozitiv nga investimet në muajt janar e shkurt 2023 të zhvlerësohet dhe për periudhën 1 janar 2023 e deri më 20 mars 2023 (për datën e fundit që i kemi të dhënat në dispozicion) Portofoli Standard e ka një rënie prej -1.5% ose një kthim bruto prej rreth -36 milionë euro”, thotë Demi.

“Ndërsa për të njëjtën periudhë, Portofoli Konservativ ka një kthim pozitiv prej rreth +0.7% ose rreth 800 mijë euro, kjo meqë investimet e këtij portofoli janë në instrumente me kthim potencial dhe risk ndjeshëm më të ulët. Ky është edhe portofol nga i cili pensionohen kontribuuesit e moshës 63 vjeçare e lartë, te cilët nuk prekën nga luhatjet në tregjet financiare dhe edhe në këto kushte kanë kthim pozitiv për vitin 2023. Kjo është edhe kategoria më e ndjeshme në këso situata, dhe kjo zgjidhje ka dhënë efekt shumë të kënaqshëm”, ka sqaruar ai

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img