-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Humbje e madhe për kinematografinë shqiptare, sëmundja e rëndë i merr jetën në moshën 63-vjeçare artistit të njohur

Ndahet nga jeta në moshën 63-vjeçare artisti Anastas Nika, një emër i njohur i skenës dhe kinematografisë shqiptare, i cili mësohet se prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai ka ndërruar jetë sot në një spital të Athinës dhe lajmin e ka bërë me dije i biri i tij, Enea, përmes një njoftimi në Facebook.

Nika ka lindur në Sarandë, në vitin 1960 dhe shquhet për kontributin e tij në kinema, si aktor, regjisor dhe skenarist. Anastas Nika ka realizuar rreth 130 role në skenë, kinema dhe televizion, duke interpretuar vepra të mëdha klasike si:

“Mbreti Lir”, “Shtrigat e Salemit”, “Ditari i një të çmenduri”, “Fejesa”, “Mikroborgjezët”, “Antigona”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, etj.

Është shquar edhe për interpretim në disa filma si:

“Ugolini”, “Dritat e qytezës”, “Një zemër në dy jete”, ”Mysafiri” si dhe “Amnisti” (ky i fundit ka arritur deri në nominim për çmimin “Oscar”).

Disa nga veprat e krijimtarisë së tij janë:                 

“Ku je, o babi” (film televiziv), “Njeriu që dashuroi ëndrrën dhe vrau kuçedrën”, “Djali i detit”, “Përmendore e shkronjave” (dokumentarë), “Ku je o njeri”, “Gruaja e pulëbardhave”, “Perandoria e zogjve”,

“Këngë pleqërishte”, “Rubairat”, “Anës Lumenjve”, Përmendoria e një prindi”, ”Poçari”, “Nëna”, “Kënga e Benkos”, Kënga e Ringjalljes”, “Zoti dhe njeriu i parë”,

“Kam nevojë të gjej paqe”, ” Shqipëri”, “Odiseu në Onhezem”, “Marathonomaku”, “Balada e re për Kostandinin dhe Doruntinën”, “Fjala”(minifilma poetikë).

“Eliksiri i Dashurisë”, “Skulptura”, “Gomari me biografi të keqe”, “Pleniumi i të vdekurve”, ”Këngën ma dëgjoni neser”, ”Gjermani i fundit në Shqipëri…”, “Kjo është çështja ….”, ”Mbreti i plehrave”,

“Fytyra e vrerosur”, “Edhe njerëzit të kenë targa si makinat”, “Popull, harrove thesin” (komedi), “Këtu luhen vetëm dashuritë”, ” Sirenat dalin nga deti”,

“Emrin e ka dashuri”, “Gruaja që tronditi botën”, ”Ju flas në emër të atdheut tim”, “Udhëve të legjendës” (teatro poetikë).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img