4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Humbja ndaj Slavisë, ky ishte lojtari më i vlerësuar nga Ballkani

Ballkani është mposhtur në ndeshjen e dytë të fazës grupore të Ligë së Konferencës ndaj skuadrës çeke Slavia Praga, duke humbur me rezultat 3-2. 

Pavarësisht se Suharekasit u ndodhën dy herë në avantazh, vendasit arritën të barazonin rezultatin dy herë, dhe më pas edhe ta përmbysnin për 3-2, me të gjitha golat e realizuara në 45 minutëshin e parë. 

Ermal Krasniqi dhe Meriton Korenica ishin dy realizatorët e Ballkanit ndaj Slavisë, megjithatë uebsajti i statistikave ‘Sofascore’, ka vlerësuar një futbollist tjetër të Ballkanit me notën më të lartë në këtë takim, shkruan Sinjali Sport. 

Armend Thaqi është vlerësuar me notën më të lartë nga Ballkani, me notën 7.6. 

Thaqi më 90 minuta të luajtura, fitoi të gjitha duelet e tij në tokë (6/6), duke bërë gjithashtu 6 spastrime, 5 ndërhyrje si dhe 4 ndërprerje aksionesh.

Ai kishte 66 prekje në total, si dhe dhuroi asistimin në golin e parë të Ballkanit. 

I dyti me notën më të lartë tek klubi suharekas ishte Meriton Korenica me notën 7.4, të ndjekur nga Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani me notën 7.1.

Astrit Thaqi ndërkohë kishte notën më të dobët, i vlerësuar vetëm me notën 6.3.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img