2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Humbja e dy jetëve në Pejë, prokurorja e Krimeve të Rënda del në vendngjarje

Kosova është tronditur nga vdekja e nënës së bashku me birin e saj në lagjen “Asllan Çeshme” në Pejë, si pasojë e vërshimeve që ndodhën në qytet ditën e shtunë.

Për këtë rast është prononcuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i cili tha se prokurorja e Krimeve të Rënda ka dalë mbrëmë në vendin e ngjarjes si dhe në spital.

“Prokurorja e Krimeve të Rënda mbrëmë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjithashtu edhe në spital. Për fat të keq, një fëmijë dhe një grua kanë humbur jetën nga përmbytjet”, thja Nikçi për Express.

Nëna rreth 30-vjeçare së bashku me fëmijën e saj të vetëm 5-vjeçar, në momentet kritike ishin duke qëndruar në shtëpi.


Fatmir Asllani nënkryetar në komunën e Pejës tha për Gazetën Express se rastin e kanë raportuar fqinjët dhe gruaja që u raportua e zhdukur më vonë u gjet në afësri të një shtëpie të fqinjëve.

Vdekjen e dy viktimave e kanë konfirmuar mjekët.

Nënkryetari i Pejës tha se ekipi në terren do të bëjë vlerësimin e dëmeve materiale, sepse raportohet se ka dëme të konsiderueshme.

I njëjti tha se aktualisht situata është e qetë në Komunën e Pejës, por gjendja nëpër rrugë e trotuare është e keqe.

Pamje të lagjes “Asllan Çeshme”, aty ku humbën jetën dy persona:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img