3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Humbin jetën edhe katër persona nga coronavirusi në Kosovë, konfirmohen 142 raste të reja – shërohen 101 pacientë

Në 24-orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën katër persona, raste të reja janë konfirmuar 142  kurse janë shëruar 101  pacientë.

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani në një konferencë për media njoftoi se në 24-orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 485  mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 142 raste pozitive.

Ramadani theksoi se situata është duke u normalizuar sa i përket pandemisë COVID-19.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Klinë, Malishevë, Shtime dhe Zveçan.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img