-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Humbi zgjedhjet në Finlandë, Sanna Marin largohet edhe nga partia

Kryeministrja finlandeze në largim, Sanna Marin ka njoftuar se do të japë dorëheqjen si kryetare e Partisë Socialdemokrate në kongresin e ardhshëm të partisë në vjeshtë, duke thënë se shpreson se kjo do t’i lejojë asaj “të hapë një faqe të re në jetën e saj”.

“Tani është koha që unë të largohem nga posti i drejtueses,” tha 37-vjeçarja gjatë një konference për shtyp në Helsinki.

Partia Socialdemokratike doli e treta në zgjedhjet e së dielës, duke shkatërruar shpresat e Sanna Marin për të mbetur kryeministre.

Partia kryesore konservatore e Finlandës fitoi një garë jashtëzakonisht të ngushtë të dielën, ku populistët e ekstremit të djathtë u renditën në vendin e dytë. Kishte më pak se një për qind diferencë midis tre partive kryesore.

Marin, e cila është në postin e kryeministres që nga viti 2019, është një personazh mjaft i pëlqyer si brenda dhe jashtë vendit, por ajo pranoi se posti i kryeministrit e ka dëmtuar atë personalisht.

“Qëndrueshmëria ime u vu në provë,” tha ajo.

Marin shtoi gjithashtu se kabineti i saj kaloi nëpër periudha të vështira në vitet e kaluara dhe se qeveria e qendrës së majtë duhej të merrte vendime të vështira./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img