0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Humbi 0:4 nga Barcelona, Ancelotti: Nuk pendohem për planin e lojës

Carlo Ancelotti nuk ishte i përgatitur të kritikonte performancën e skuadrës së tij të Real Madridit shumë ashpër pas humbjes 4-0 nga Barcelona në Santiago Bernabeu. 

Kjo është humbja më e rëndë që një skuadër e Real Madridit ka pësuar që kur Johan Cruyff luajti për herë të parë në këtë përballje të famshme, në vitin 1974. Hansi Flick i dedikoi rezultatin ëndërrues tifozëve të Barcelonës në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Carlo Ancelotti qëndroi i vendosur pasi skuadra e tij e Real Madridit u mund lehtësisht 4-0 nga Barcelona e drejtuar nga Hansi Flick në Santiago Bernabeu. Një dopietë e shpejtë nga Robert Lewandowski, goli i parë në El Clasico për Lamine Yamal dhe një goditje e vonshme nga Raphinha i shkaktuan Real Madridit një humbje poshtëruese.

Humbja e ç’organizuar bëri gjithashtu që kampionët e La Liga-s të humbnin serinë prej 42 ndeshjesh të pamposhtur, e cila zgjaste që nga shtatori 2023, vetëm një ndeshje larg rekordit historik të Barcelonës.

Por pavarësisht rezultatit të rëndë, Ancelotti nuk u shqetësua nga sugjerimi se formacioni i tij kishte mangësi, duke këmbëngulur se paraqitja e tyre në pjesën e parë ishte konkurruese.

“Nuk pendohem për planin tim të lojës,” tha Ancelotti në konferencën për shtyp pas ndeshjes. “Kam qenë në futboll për 48 vite, prandaj nuk gaboj kur ju them se pjesa e parë ishte e mirë.

“Kjo është ndryshe nga humbja kundër Lille. Atë ditë ishim shumë të dobët. Sot konkurruam.”

Ancelotti pranoi se Real Madridit i mungoi “intensiteti” pas humbjes 1-0 kundër Lille në Ligën e Kampionëve, humbja e parë e sezonit.

“Duhet të mësojmë nga kjo. Vetë-kritika është themelore. Por nuk i hedhim të gjitha në kosh,” shtoi Ancelotti. “Herën e fundit që humbëm 4-0 nga Barcelona, fituam La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve. Ne vazhdojmë të luftojmë.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img