Një banor i Uashingtonit në ShBA përjetoi fat të dyfishtë pasi humbja e kartelës së bankës e çoi drejt një fitoreje prej 480 mijë dollarësh në lotari.
Pasi e kuptoi se i mungonte debit kartela pas një vizite në një supermarket lokal, ai u rikthye dhe e gjeti atë të ruajtur nga stafi.
“Duhet të jetë dita ime me fat”, mendoi ai dhe bleu disa bileta lotarie.
Njëra prej tyre, Hit 5, rezultoi fituese e çmimit të madh.
Fituesi tha se do ta përdorë shumën e parave për të realizuar disa ëndrra, përfshirë një udhëtim në Japoni dhe një turne në ShBA.