Site icon PrishtinaPress

Humb jetën pushuesi te “Plazhi i vjetër” në Vlorë

Një 80-vjeçar ka humbur jetën te “Plazhi i vjetër” i Vlorës. Nga informacionet paraprakte, dyshohet se ai ka pësuar “arrest kardiak”.

Sot rreth orës, 08:10, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në vendin e quajtur “Plazhi i vjetër”, shtetasi 80 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se ka pësuar “arrest kardiak” dhe për pasojë ka humbur jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të humbjes së jetës së 80-vjeçarit.

Exit mobile version