3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Humb jetën një polic në Zllatar të Prishtinës, u qëllua aksidentalisht me armë

Një polic i Kosovës ka humbur jetën në orët e vona të së premtes në fshatin Zllatar të Prishtinës.

Policia bën të ditur se ai ka vdekur pasi është qëlluar aksidentalisht me armë zjarri nga një person, gjatë një ndeje.

Rasti ka ndodhur rreth orës 23:50.

“Një zyrtar policor, mashkull kosovar, ka vdekur pasi që është qëlluar me armë zjarri aksidentalisht nga i dyshuari mashkull kosovar gjatë një ndeje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Prokurori i shtetit ka autorizuar IPK-në që të merren të gjitha veprimet lidhur me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia njofton se i dyshuari është arrestuar.

Viktima raportohet të jetë i moshës 25 vjeç.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img