Site icon PrishtinaPress

Humb jetën një person i infektuar me koronavirus, IKSHPK publikon bilancin e fundit

Një person ka humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me koronavirus, teksa janë konfirmuar katër raste të reja pozitive.

Në raportin 24 orësh të situatës epidemiologjike në vend, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se aktualisht janë 36 raste aktive dhe janë hospitalizuar shtatë pacientë.

Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e virusit SARS CoV-2 që nga 13 marsi kur edhe janë regjistruar dy rastet e para pozitive, është 3 mijë e 216.

Exit mobile version