Site icon PrishtinaPress

Humb jetën një këmbësor, goditet nga vetura në Prishtinë

Policia ka njoftuar se një aksident trafiku ka përfunduar me fatalitet në Prishtinës në rrugën “Hasan Remniku”. Si pasojë e goditjes, këmbësori mashkull ka ndërruar jetë.
 
Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar gjersa ishte duke lëvizur me veturën e tij në rrugë duke mos ju përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës ka goditur këmbësorin mashkull K-Shqiptar.
Viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Në vendngjarje kanë dal të gjitha njësit përkatëse dhe prokurori. Me urdhër të prokurorit trupi  i pa jetë i viktimës është dërguar  për obduksion në IML – Prishtinë  ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje, shkruan në raportin policor.
Exit mobile version