0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Humb jetën 34-vjeçarja pasi kryen abort në spital, nën hetim dy mjekë

Një 34-vjeçare ka humbur jetën për shkak të komplikacioneve pas abortit që ka kryer në spitalin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur më 30 janar ku e reja është paraqitur në maternitet në mesditë për të kryer abortin dhe më pas është dërguar në shtëpi.

Po pasditen e asaj dite 34-vjeçarja është ndjerë keq ku dhe është dërguar me urgjencë në Maternitetin e Elbasanit, por ka humbur jetën.

Për ngjarjen policia ka nisur hetimet për dy mjekët që e asistuan në abort A. P., 56 vjeç dhe B. Gj., 60 vjeç. Ndaj tyre rëndon akuza “neglizhencë në trajtimin mjekësor”.

“Më datë 30.01.2023, rreth orës 12:00, një shtetase 34 vjeçe është paraqitur në ambientet e Maternitetit të Elbasanit, ka kryer një procedurë aborti dhe më pas është larguar në banesë. Rreth orës 18:00 të së njëjtës ditë, dyshohet se për shkak të komplikimeve të gjendjes shëndetësore, kjo shtetase ka njoftuar shërbimet e ambulancës, të cilat e kanë transportuar atë në Maternitetin e Elbasanit, ku kjo shtetase ka humbur jetën. Për këtë rast, oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan kanë iniciuar procedimin penal për shtetasit A. P., 56 vjeç dhe B. Gj., 60 vjeç, mjekë në Maternitetin e Elbasanit, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”. Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img